back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeFesta e Vitit të Ri: Plumbi “qorr” hyn brenda në shtëpi të...

Festa e Vitit të Ri: Plumbi “qorr” hyn brenda në shtëpi të familjes Mehmeti (FOTO)

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Festimet në natën e ndërrimit të moteve ishin në përgjithësi të qeta. Kryesisht u festua me fishekzjarre. Sivjet gjatë festimeve pati më pak të lënduar.

Por, në disa raste këto festime eskaluan paksa, duke u përdorë edhe armët e zjarrit.

Në këto raste rreziku është goxha i madh, nga këto gjuajtje. Qarkullimi i plumbave “qorr”, mund të rrezikojë qytetarët edhe në shtëpitë e tyre.

E një nga ta ka depërtuar edhe në shtëpinë e familjes Mehmeti, në lagjen e Muhaxherëve. Klan Kosova ka kontaktuar me Valon Mehmetin.

Ai se plumbi është gjetur sot në mëngjes brenda shtëpisë.

“Sot në mëngjes duke kontrolluar në shtëpi, e kemi gjetur plumbin brenda. Dmth plumbi e ka thyer xhamin dhe plastikën e xhamit dhe ka depërtuar brenda. Të lënduar nuk ka, mirëpo ka mundur të jetë rrezik sepse aty është kuzhina, dhe gjatë festimeve ka pasur edhe fëmijë që kanë lëvizur andej”- tha Mehmeti.

Në jo pak raste si pasojë e plumbave “qorr”, shumë njerëz kanë përfunduar të lënduar, dhe gati çdo vit ka pasur edhe viktima.

Të Fundit

Sport

ShowBiz