BallinaLajmeA do të ketë marrëveshje mes LDK’së e VV’së para 6 janarit?...

A do të ketë marrëveshje mes LDK’së e VV’së para 6 janarit? Flet Lutfi Haziri

Të ngjajshme

Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë, niset për QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton...

Haliti: Sulmi ndaj Hysni Mehanit i gabuar, LVV po e kapitalizon politikisht

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti,...

KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e...

Trump thotë se Xi ofroi ndihmë për Iranin: Kina s’do t’i japë Teheranit pajisje ushtarake

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se udhëheqësi kinez,...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në DPT te Fidani ka komentuar caktimin e datës nga kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të shkuar për mandatim te presidenti.

Haziri thotë se Kurti duhet ta sigurojë shumicën për ta marrë mandatin, ndërsa përmend se partia e tij i ka premtuar VV’së që do t’ia votojë një qeveri të pakicës, pa u bërë pjesë e saj. Ndërkaq nuk tregon nëse LDK’ja do të krijojë marrëveshje me VV’në para 6 janarit.

“Me marrë mandatin, duhet me siguru shumicën. Ai e ka një shumicë të premtuar të LDK’së. Ne jemi marrë vesh se ai që ka një votë më shumë sipas KQZ’së, e ka mandatin për kryeministër. Këtë rast ne e kemi lejuar me kohë”, ka thënë Haziri.

Ai ka folur edhe për tri refuzimet që Kurti ia ka bërë Thacit kur ky e ka ftuar t’ia japë mandatin për ta formuar Qeverinë. /T7/

“Raporti i presidentit në dhënien e mandatit është i rregulluar me kushtetutë. Ka pasur zëra që Presidenti nuk dëshiron t’ia japë mandatin Kurtit. Kjo ka rënë në ujë”, ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit, Kurti mund të ketë menduar që t’i ikë javës me ditë festa, e të fillojë nga 7 janari të angazhohet për krjimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz