Emra të njohur të skenës shqiptare kanë vendosur që personin për ta kaluar jetën ta zgjedhin jo shqiptar dhe ata jetojnë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.
Në mesin e tyre është këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj e cila është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Martesa e të cilës është komentuar shumë nga publiku. Afërdita komentohet edhe për jetën e saj luksoze, të cilën e pasqyron çdo ditë përmes postimeve të shumta në rrjete sociale.
Kështu ka vepruar edhe sot, ku me anë të një postimi në Instastory solli imazhe nga shtëpia e saj, dhe bashkëshortit në Pragë.


