BallinaLajmeShpejtim Bulliqi: LDK ka refuzuar postin e kryeparlamentarit dhe presidentit për MPB-në

Shpejtim Bulliqi: LDK ka refuzuar postin e kryeparlamentarit dhe presidentit për MPB-në

Të ngjajshme

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Rrahmani: Gërvalla me 15 mijë euro dhe Haxhiu me 5 mijë financuan propagandën e Shkëlzen Gashit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka...

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se LDK’ja ka lëshuar një shans që e ua ka ofruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Bulliqi, tash deputet i VV-së, thotë se LDK-ja ka refuzuar ta marrë postin e kryeparlamentarit, atë të presidentit në mënyrë që ta japin Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Kryesia e LDK-së, për shkak të interesave të ngushta, e ka lëshuar një shans fantastik që ua ka ofruar Albini. Kanë refuzuar ta marrin edhe Kryeparlamentarin edhe Presidentin e ta japin Ministrinë e Brendshme!”, ka shkruar Bulliqi.

Nesër do të mbahet seanca inauguruese e legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Kosovës, në të cilën do të dështojë formimi i qeverisë për shkak VV’ja dhe LDK’ja ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet nesër, pak para seancës ku pritet konstituimi i Kuvendit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videoje të titruar, ka njoftuar zyrtarisht se s’ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK’në dhe se kjo parti i ka refuzuar edhe ofertën e fundit që Kurti thotë se ua ka bërë me 23 dhjetor.

Ndërsa kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se negociatat nuk kanë dështuar.

“Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”, thotë Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz