Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka dekoruar Hashim Halitin Me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, shkruan “Front Online”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka treguar se Familja Haliti ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë çlirimtare.
Ndryshe, në këto momente është duke vazhduar ardhja e deputetëve në Kuvend, ku pritet të fillojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë
Me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, pas vdekjes, e dekorova Hashim Halitin, një prej luftëtarëve të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Haliti ishte zëvendëskomandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” dhe më vonë edhe Shef i Sektorit për Operacione në Zonën e Drenicës.
Familja Haliti ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë çlirimtare. HTH