Publicistja e njohur, Flaka Surroi, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit, ku LDK-ja ofroi edhe njëherë kërkesat e njëjta për VV-në, ose do të shkoj në opozitë duke votuar Qeverinë Kurti.
Surroi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se LDK-së i është prishur peshorja dhe se ka nevojë ta rregulloj atë.
Sipas saj, LDK nuk po di t’i peshojë përgjegjësitë që i takojnë me atë të VV-së si parti fituese.
“Peshorja e LDK-së ka nevojë për bazhdarim”, ka shkruar Surroi.