back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePlagosja në “Duplex” – Ky është i arrestuari i radhës

Plagosja në “Duplex” – Ky është i arrestuari i radhës

Të ngjajshme

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dje është arrestuar edhe një person tjetër lidhur me rastin për gjuajtje me armë pranë diskotekës “Duplex”, në Prishtinë.

Gazeta Insajderi, merr vesh se i arrestuari është Visar Gashi, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë dhe lëndim truporë”.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Astrit Mehmeti, 47-vjeç, i njohur me nofkën “Llepota”, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex” mesnatën e së premtes në Prishtinë.

Siç mëson Gazeta Insajderi, Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, ka hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz