Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur ofertën të cilën ia kishte paraqitur LDK-së më 23 dhjetor.
Ai ka zbuluar 3 pikat të cilat ka përmbajtur kjo ofertë:
“Oferta ime e parevokueshme kishte 3 pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme.
Pika 1: Lëvizjes Vetëvendosje i takon kryetari i Kuvendit dhe nnkryetari i pare, LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le të bëjmë rrokadë, Kryetarin e merr LDK ndërsa LVV dy kryetar.
Pika 2: Presidentin e lëmë, por nëse LDK insiston, atëherë LVV-së i shtohet një ministry që është Minisria e Punëve të Brendshme.
Pika 3: Sipas kërkesës së LDK-së, MKRS ndahet me ç’rast Kultura dhe Rinia i takojnë Ministrisë së Arsimit ndërsa Sporti ministrisë së Shëndetësisë.”.