back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeTurqi, mbi 300 milionë dollarë nga pagesat rrugore në 2019

Turqi, mbi 300 milionë dollarë nga pagesat rrugore në 2019

Të ngjajshme

Sot nisi fushata zyrtarisht, Imri Ahmeti: Rrugëtojmë për fitore

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti,...

Bayern zbulon statujën për Franz Beckenbauer para Allianz Arena

Bayern Munich ka nderuar legjendën e futbollit gjerman, Franz...

Tifozët e Man Utd s’i besojnë në emri befasues në skuadrën e tyre të Premier League

Ka një emër surprizë në skuadrën përfundimtare. Manchester United ka...

Turqia nga pikë-pagesat rrugore në dy urat në ngushticën e Stambollit dhe autostrada për 11 muaj të vitit 2019 ka fituar pothuajse 1,8 miliardë lira (rreth 322 milionë dollarë), bëri të ditur Drejtoria e Autostradave Turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 419 miliona automjete kanë kaluar përmes kabinave të pikave pagesore nga janari deri në nëntor.

Ura e “Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe Ura e “Fatih Sultan Mehmetit”, të dyja që përshkojnë Bosforin dhe lidhin Evropën dhe Azinë, së bashku dhanë 386 milionë lira (68,2 milion dollarë), ndërsa pagesa e autostradës në të gjithë Turqinë arriti 1,4 miliardë lira (254 milionë dollarë) në të njëjtën periudhë.

Në nëntor në autostradat dhe urat turke kaluan 37 milionë automjete ndërsa janë paguar 193,5 milionë lira (rreth 33,7 milionë dollarë).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz