back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajme"Nxehet" Agim Veliu, e quan të pamençur deklaratën e Glauk Konjufcës për...

“Nxehet” Agim Veliu, e quan të pamençur deklaratën e Glauk Konjufcës për Vjosën presidente

Të ngjajshme

Mbappe drejt 50 golëshit me Realin, mund ta arrijë këtë shifër sonte në Champions

13 muaj pas arritjes në Madrid, Kylian Mbappé është...

Veteranët ia përcjellin Kroacisë shqetësimet për Specialen

Përfaqësues të OVL-UÇK’së janë takuar me ambasadoren e Kroacisë...

Eva Murati reagon pas komentit për dasmën e ish-it të saj

Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin,...

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar ashpër ndaj Glauk Konjufcës së VV-së i cili tha se e pranojnë Vjosa Osmanin si presidente, por asnjë tjetër nga LDK-ja.

Veliu këtë deklaratë e ka quajtur të pa mençur dhe se është duke ndërhyrë në politikat e brendshme të LDK-së.

“Nuk ka të drejtë në asnjë moment VV-ja me përcaktu kandidatin e LDK-së se kush do të jetë as president e as në kurrfarë pozicioni tjetër. Po besoj që ky deklarim nuk ka qenë aq i meqëm i Konjufcës në këtë fazë kur po bëjmë përpjekje për ndërtimin e koalicionit për ndërtimin dhe mirëbesimit dhe thjeshtë kjo është një lloj ndërhyrje në politikat e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veliu për Insajderin.

I pyetur se a janë të gatshëm që Vjosa Osmanin ta propozojnë për presidente, ai është shprehur se për momentin LDK nuk ka ndonjë emër konkretë duke shtuar se partia e tij ka plotë emra që i plotësojnë kriteret për postin e presidentit.

“Lidhja Demokratike në këto momente nuk ka emër për kandidatin për president, në momentin e duhur organet e Lidhjes Demokratike të përcaktuara në bazë të statutit që vendosin për këtë cështje mblidhen edhe japin një emër, besoj që ka emra plotë që i plotësojnë kriteret kushtetuese për atë pozicion dhe nuk do të duhet të ketë këtu kurrfarë nxitimi sepse ende ka kohë edhe pak, tani më është një president në detyrë. Fundja kjo është çështja parimore e LDK-së që po angazhohet për një balancimi të pushteteve”, ka thënë Veliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz