BallinaLajmeVetëvendosja sot mbledh Grupin Parlamentar

Vetëvendosja sot mbledh Grupin Parlamentar

Të ngjajshme

U prit me padurim, si arriti Justin Bieber t’i dëshpëroj fansat në koncertin e tij?

Rikthimi i shumëpritur i Justin Bieber në Coachella nuk u prit mirë...

Chelsea kërkon kthesë ndaj Manchester Cityt në një përballje vendimtare

Chelsea FC synon të rikthejë formën në Premier League...

Veprim i çuditshëm i Edersonit, kamera i “rraset” në fytyrë, ky ishte reagimi i tij

Skuadra e Fenerbahces ka shënuar fitore 0:4 ndaj Kayserisporit,...

Ilir Ferati: Sakrifica e dëshmorëve të Istogut, udhërrëfyes për brezat e sotëm

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka përkujtuar sot Ditën...

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë takim në selinë e partisë në ora 14:00 një ditë para konstituimit të Kuvendit.

Burime të Gazetës Express kanë konfirmuar se takimi i deputetëve të rinj të VV-së do të zhvillohet sot pa ndonjë agjendë të veçantë.

Ende nuk dihet nëse mbledhja e Grupit Parlamentar do t’i paraprijë ndonjë takimi të sotëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Ditën e djeshme u paralajmërua një takim mes Kurtit dhe Mustafës e që më pas është mohuar nga zyrtarë të të dy partive.

Po ashtu, dje LDK-ja ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së saj, ndërkaq kryetari i partisë Isa Mustafa shkurtimisht tha se janë duke e pritur thirrjen e Kurtit për t’u takuar.

“Nëse Kurti na thërret, ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo moment”, deklaroi Mustafa.

Vetëvendosja dhe LDK-ja pas shumë takimeve të dy liderëve të partive ende nuk kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje në katër vjetët e ardhshëm.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e gjashtë tetorit ka arritur të fitojë 29 ulëse në Kuvendin e Kosovës që pritet të konstituohet nesër, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës 28 ulëse. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz