Fjolla Morina ka qenë e ftuar në emisionin e Rudinës, ku ka folur për shumë gjëra, përfshirë edhe problemet me ish të dashurin e saj, transmeton Gazeta Metro.
Si gjithmonë ajo është shumë e hapur dhe ka lëshuar deklarata të renda drejtuar ish të dashurit.
“Unë e kom mbajt Allajan vet, nuk kom pas përkrahjen e një burri”, tha ajo ndër të tjerat.
Ish-i dashuri u largua nga ajo, pasi e la shtatzënë. Po ashtu gjatë kësaj interviste këngëtarja ka thënë se vajzën e saj të dytë e ka lindur e vetme në Amerikë e se babai i saj nuk është kujtuar kurrë për të.
Ishte lajmi i rrahjes së saj në publik nga babai i vajzës së saj, i cili pushtoi mediet rozë. Ai ka goditur me shuplakë Fjolla Morinën, në prani të nënës dhe të bijës, për tu larguar më pas nga vendi ku ndodhi sherri. Këngëtarja për rastin në fjalë ka njoftuar policinë dhe do t’i drejtohet gjykatës për të gjetur drejtësi ndaj ish-partnerit dhe të fejuarës së tij.
Gjithashtu në media është shkruar edhe se e fejuara e ish-të dashurit të Fjolla Morinës ka tentuar ta sulmojë këtë të fundit me thikë./gazetametro.net