back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKurti reagon pas sulmeve të Edi Ramës për minishengenin: Jemi një popull,...

Kurti reagon pas sulmeve të Edi Ramës për minishengenin: Jemi një popull, nuk duhet të konfrontohemi

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...
- Advertisement -

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe deklaratave që ky i fundit dha për Kosovën gjatë Samitit të mbajtur në Tiranë, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Twitter se parimet për gjithëpërfshirje dhe reciprocitet duhet të udhëheqin iniciativat rajonale.

Kreu i VV’së, thotë se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë.

“Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë se për dy ditë në Tiranë kanë qëndruar liderët e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e thirrur për konkretizim të Mini Schengenit rajonal.

Mospjesmarrja e Kosovës bëri të kryeministri Rama të hedh akuza drejt liderëve në vend, teksa ka shtuar se kjo do të dëmtojë shtetin e Kosovës./Gazeta express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz