back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeKosova ka 0 euro në Fondin Rezervë: Qytetarët fillojnë talljet nëpër rrjete...

Kosova ka 0 euro në Fondin Rezervë: Qytetarët fillojnë talljet nëpër rrjete sociale

Të ngjajshme

Në shtator finalizohet plani për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Konkretizimi i bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë...

Vrasja në Gjilan: Sot protestë para Gjykatës

Vrasja e trefishtë në Gjilan që ndodhi ditë më...

Trumpi para takimit me Putinin: Ai s’do të ngatërrohet me mua

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, këmbënguli të...

“Të gjithë ishim të përlotur”, Ilir Daja pas fitores ndaj Hajdukut: Histori për futbollin shqiptar!

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos,...

Llogaria e Fondit Rezervë të shtetit të Kosovës është zero, kështu konfirmoi dje Ministria e Financave. Për këtë, Kryeministri në largim është arsyetuar se paratë janë harxhuar me arsyeshmërinë më të lartë dhe sipas nevojave. Qytetarët në anën tjetër, kanë filluar talljet në rrjete sociale rreth kësaj çështje me shënime si ‘Llogaria ime është zbrasur, të lutem më thirr’, shkruan Gazeta Metro.

6 milionë eurot e ndara nga Buxheti i Shtetit për Fondin Rezervë, i cili duhej të përdorej vetëm në situata të jashtëzakonshme, u harxhuan ende pa mbarruar viti 2019.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri në Detyrë u aryetua se këto para janë ndarë për nevoja të zjarrfikësve dhe fermerëve, ndërsa 500.000 eurot e fundit u dhanë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Këtë vit, ky fond është shpenzuar pasi që është bërë ndarja e mjeteve për Shqipërinë, pas tërmetit me pasoja tragjike. Çdo alokim dhe përcaktim është bërë me arsyeshmërinë më të lartë, sipas nevojave dhe në përputhje me ligjin”, tha Haradinaj.

Mirëpo, nuk ka kaluar shumë kohë dhe qytetarë të vendit kanë filluar talljet nëpër rrjete sociale lidhur me këtë.

Një foto që po qarkullon nëpër Facebook, shihet me shkrimin ‘Llogaria ime është e zbrasur, të lutëm më thirr’.

Kujtojmë se Qeveria Haradinaj edhe vitin e kaluar e kishte zbrasur tërësisht Fondin Rezervë të shteti. 5 milionë eurot e ndara për këtë u harxhuan që në muajin shtator.

Përveç këtyre, Qeveria Haradinaj ishte detyruar t’i jap edhe 53 milionë euro shtesë Bechtel-Enka’s, për mbulimin e përgjegjësisë në kryerjen e vonesave të pagesave ndaj kësaj kompanie.

Në bazë të kësaj, analistët e kishin quajtur këtë Qeveri si më të papërgjegjshmën dhe të pakujdesshmën, sa i përket çështjeve financare.

Ndryshe, Qeveria e Haradinajt, ka ndarë më së shumti mjete financiare të fondit rezervë, krahasuar me qeveritë e kaluara të Kosovës./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz