back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëBahtiri premton fabrikën e riciklimit të mbeturinave

Bahtiri premton fabrikën e riciklimit të mbeturinave

Të ngjajshme

Në konferencën ndërkombëtare “Connective Cities Dialogue Event, që është mbajtur në Hamburg të Gjermanisë, në të cilën është trajtuar tema: “Mbeturinat plastike, kontributi i sistemeve komunale në administrimin e mbeturinave”, në mesin e shumë shteteve të botës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komunave Mitrovicë e Vushtrri. Bahtiri: Në Mitrovicë hapet fabrikë për riciklimin e mbeturinave, investohen 3.5 milionë euro

Sipas Irfan Pecit, shef i Sektorit për Mbeturina në Komunën e Mitrovicës, Drejtoria e Pyjeve dhe sipas zyrtarit Bahri Sinani, në konferencë janë diskutuar proceset e menaxhimit të mbeturinave, shkëmbimi i përvojave dhe ideve në këtë fushë në mes të vendeve dhe kontinenteve. “Kandy nga Sri Lanka ka përfituar nga përvoja e qyteteve gjermane në automatizimin e objekteve të tyre, ndërsa Quito nga Ekuadori, Irbidi nga Jordania, Mitrovica nga Kosova dhe Hawassa nga Etiopia ndanë qasjet e tyre për integrimin e grumbulluesve joformalë të mbeturinave.

Në mënyrë të ngjashme Mogadishu, Quito, Irbidi dhe Hawassa, të cilët shkëmbyen ide mbi sistemet e përfshirjes së familjeve dhe krijimin e qendrave të grumbullimit të riciklimit dhe inicimit të ndryshimit të sjelljes midis prodhuesve dhe konsumatorëve për të shmangur gjenerimin e mbeturinave, u cilësuan së çështje të rëndësishme për La Unionin nga Kostarika dhe Tostockun e Augsburgut nga Gjermania”, kanë shpjeguar ata.

Pjesëmarrësit në konferencë në përfundim kanë hartuar tetë ide konkrete të projekteve me potencial të madh të implementimit. “Spektri shkonte nga krijimi i një organizate ombrellë për grumbulluesit joformalë të mbeturinave në Mitrovicë, krijimi i një qendre riciklimi në Himarë, organizimi ekonomikisht i qëndrueshëm i mbledhjes së mbeturinave të riciklushme në Vushtrri, automatizimi i uzinës së riciklimit në Kandy, zhvillimi i një strategjie komunikimi për projektin e riciklimit në Quito, vendosja e ndarjes së mbeturinave në nivelin shtëpiak në Hawassa, certifikimi i dyqaneve të qëndrueshme në La Unión, planifikimi i veprimit për cilësi më të madhe dhe konkurrencë në mbledhjen e mbeturinave në Mogadishu”, thuhet mes të tjerash në një komunikatë të Komunës së Mitrovicës pas kthimit të përfaqësuesve të kësaj komune nga konferenca.

Konferenca ka përfunduar me tri ekskursione paralele, në një impiant për djegie të mbeturinave, në një stacion renditjeje dhe në një pikë grumbullimi të mbeturinave në Hamburg.

Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka premtuar hapjen e një fabrike për riciklimin e mbeturinave në Mitrovicë, e para e këtij lloji në Kosovë. “Projekteve të mëdha që janë realizuar në Mitrovicë nga tash do t’i shtohet edhe fabrika për riciklimin e mbeturinave, që është e para e këtij lloji në Kosovë. Me një investim prej 3.5 milionë eurosh kjo fabrikë tashmë është kompletuar dhe pas mbarimit të procedurave teknike standarde do t’ia fillojë punës, ku edhe do të hapen dhjetëra vende të reja pune”, ka thënë Bahtiri, duke treguar se për çfarë do të shërbejë fabrika në të ardhmen./ Zëri

Të Fundit

Sport

ShowBiz