BallinaShqiptare“Kot gërmoni, jo pllaka afrikane, jo pllaka europiane”- Artan Fuga: Nuk ka...

“Kot gërmoni, jo pllaka afrikane, jo pllaka europiane”- Artan Fuga: Nuk ka nevojë të jesh sizmolog ta dish këtë. Tërmeti si ndëshkim mbi…

Të ngjajshme

Hamza në mbështetje të studentëve shqiptarë: Barazia dhe dinjiteti nuk negociohen

Bedri Hamza, kreu i Partisë  Demokratike të Kosovës dhe...

Çfarë ndeshje në “Olimpico”, Roma shënon të dytin ndaj Lazios

Roma ka shënuar golin e dytë të ndeshjes ndaj...

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Një automjet në Korçë është bërë objekt kontrolli nga...

S’vonojnë “Djajtë e Kuq”, Shaw shënon ndaj Forestit

Manchester United e ka nisur mbarë ndeshjen ndaj Nottingham...

Akademiku Artan Fuga ka bërë një analizë ndryshe sa i përket shkakut të tërmeti tragjik që goditi vendin, ndërsa thotë se ai erdhi si pasojë e ndëshkimit mbi veset, mëkatet tona individuale dhe kolektive.

Me një shënim në facebook, akademiku Fuga sqaron se ky nuk është rrëfim fetar, por “mençuri shekullore, e mbështetur në arsyetim jo në besime pa bazë”.

Kot gërmoni, jo pllaka afrikane, jo pllaka europiane, jo kjo, jo ajo, nuk kanë punë këto në Vorë, Shijak, Kurbin, Durrës, a në Hamallas! Na shkund derisa na ta pranojmë degjenerimin tonë moral dhe pastaj, nuk përsëritet më jo për tridhjetë a treqind vjet, por asnjëherë!”, shkruan mes të tjerash Fuga.

Postimi i plotë:

Paturpësia si shkak tërmetesh!

————————————–
Unë nuk u besoj mrekullive, por jam i bindur nga studimet e mia që tërmeti na ra mbi shpinë pikërisht për shkak të zvetënimit dhe bjerrjes sonë morale!

Për shkak të paturpësisë!

Erdhi si ndëshkim mbi veset, mëkatet tona individuale dhe kolektive.

Nuk është rrëfim fetar, por mund të shpjegohet me arësye dhe krejt shkencërisht!

Kot gërmoni, jo pllaka afrikane, jo pllaka europiane, jo kjo, jo ajo, nuk kanë punë këto në Vorë, Shijak, Kurbin, Durrës, a në Hamallas!

Na shkund derisa na t’a pranojmë degjenerimin tonë moral dhe pastaj, nuk përsëritet më jo për tridhjet a treqind vjet, por asnjëherë!

Nuk doni t’ja dini të pastroheni? Po na paralajmëron!

Hiç ne, veshin shurdhër këndej!

Nuk ka nevojë të jesh sizmolog ta dish këtë, ka një shkencë tjetër, ose grup shkencash që e shpjegojnë.

Mënçuri shekullore kjo e mbështetur në arësyetim jo në besime pa bazë!

Kurse fetarët jo vetëm të bëjnë magazinierin, karpentierin, gjeneralin, por t’a thonë këtë sepse edhe atyre në rrugë tjetër zbulimi u është thënë!

Nuk e thonë? Bëjnë mëkat!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz