back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaSportLiverpooli kampion i Botës për herë të parë në histori

Liverpooli kampion i Botës për herë të parë në histori

Të ngjajshme

Haradinaj e Osmani diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me...

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Presidenti francez, Emanuel Macron, distancoi vendin e tij nga...

Liridon Leci reagon pas shkarkimit nga Liria: Largohem me kokën lart

Ish-lojtari i mirënjohur kosovar dhe tashmë ish-trajneri i Lirisë,...

Liverpooli është kampion i Botës për Klube për herë të parë në histori. Pas katër tentimeve, arrin ta fitojë edhe këtë trofe.

Liverpooli e ka mundur Flamengon në finale të Botërorit të Klubeve, për ta rrëmbyer një tjetër trofe në vitin që po lëmë pas, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk e kishte aspak të lehtë ndaj super Flamengos dhe kështu, 90 minuta të kohës së rregullt ishin të zjarrta dhe përfunduan 0-0.

Në pjesën e parë të shtesës, në minutën e 99-të, Roberto Firmino shënoi për ta kaluar në epërsi Liverpoolin, pas një kundërsulmi vrasës të ‘Redsave’ që doli të jetë gol i triumfit.

Liverpooli e rrëmbeu këtë trofe për herë të parë në histori pas katër tentimeve.

Edhe Shaqiri luajti në këtë ndeshje, vetëm dy minuta, sa për të zbritur në fushë.

Për të do të jetë trofeu i dytë i Kupës së Botës për Klube, pasi e ka fituar edhe me Bayern Munich. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz