Boksieri i ri dhe super i talentuar me prejardhje shqiptare Reshat Mati ka arritur edhe një fitore në boksin profesionist duke e përmirësuar bilancin e tij në 6 fitore ma pa humbje dhe pa barazim.
Mati, 21 vjeçar, në meçin e zhvilluar në Feniks mundi Rakim Johnsonin në rundin e parë pas një goditjeje “paralizuese” në pleksus, gjegjësisht në mëlqi, duke ia pamundësuar kundërshtarit që të vazhdojë meçin.
Për Matin, i cili në Nju Jork çmohet si një nga boksierët e rinj me shumë perspektivë, fitorja në këtë meç do ti mundësojë që të vazhdojë të ngritet në rang listat e peshave të mesme.
Shikoni pamjet nga çasti kryesor i këtij meçi, që u transmetua live në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe.