BallinaSportUEFA e dënon Republikën Çeke për ndeshjen kundër Kosovës

UEFA e dënon Republikën Çeke për ndeshjen kundër Kosovës

Të ngjajshme

Supergoli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit, u mposhtën nga Orlando City

Lionel Messi po vazhdon superformën e tij me Inter...

Kontratat kolektive, Rama: Rreth 12 milionë euro i janë marrë kryeqytetit për vendime gjyqësore

Vendimet gjyqësore si pasojë e kontratave kolektive në Kosovë...

Një grua rreth 44 vjeç u dërgua në Urgjencë në Podujevë, mjeku konstatoi vdekjen e saj

Sipas njoftimit të policisë, të shtunën mjeku kujdestar ka...

Zeka: Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian...

UEFA e ka finalizuar vendimin e saj ndaj Republikës Çeke pas veprimeve të tyre në ndeshjen ndaj Kosovës.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ndërmarrë masa ndaj Çekisë.

Kombëtarja e Republikës së Çekisë ishte nikoqire e Kosovës më 14 nëntor në Plzen.

E në atë takim kishte fyerje ndaj kosovarëve si dhe u shpalosën flamuj të Serbisë me qëllim që të provokohen futbollistët dhe tifozët mysafirë.

Gjithashtu në disa raste kishte edhe hedhje të gjësendeve në fushë dhe kjo ka qenë arsyeja që UEFA ka dënuar federatën e futbollit të Çekisë.

“CEDB ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Çekisë me 17.750 euro për mesazhe provokuese politike dhe për hedhje të gjësendeve”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Edhe futbollistët e Kosovës ishin ankuar tek gjyqtari gjatë ndeshjes për thirrje politike të tifozëve vendas.

Gjithsesi në atë takim çekët kishin triumfuar me rezultat 2-1 pas rikthimit, pasi fillimisht Dardanët kishin realizuar me anë të Atdhe Nuhiut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz