back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeEndrit Shala intervistohet nga Policia, -shkak sulmi ndaj gazetarit

Endrit Shala intervistohet nga Policia, -shkak sulmi ndaj gazetarit

Të ngjajshme

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Nuk dorëzohet Chelsea, përmbys rezultatin ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin ndaj West Hamit. Është...

Debutim për t’u harruar, Asllani merr karton të kuq

Kristjan Asllani ka debutuar sonte me Beshiktashin në Superligën...

Ngushtohet rezultati, Chelsea shënon ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të shënojë më në fund ndaj...

Sot është intervistuar ish-ministri në detyrë Endrit Shala nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, për sulmin ndaj gazetarit të Indeksonline, Ensar Ramadani.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në një përgjigje dhënë Gazetës Insajderi.

“Sot, më 19.12.20109 me autorizim të prokurorit,  nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, është intervistuar një i dyshuar në lidhje me rastin ‘Sulm’ të ndodhur, më 17.12.2019 “, thuhet në përgjigjen e PK-së dhënë Insajderit.

Sipas Policisë së Kosovës, gazetari në fjalë është intervistuar ditën e incidentit.

“Viktima është   intervistuar ditën e incidentit. Hetuesit policorë në koordinim me organet e prokurorisë, janë duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në kompletim të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjet e PK-së.

Ndërkaq, dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hapur hetimet për rastin në fjalë,

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin, Zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj

“Pokuroria themelore në Prishtinë e ka hapur si rast duke e kualifikuar si sulm,  Prokurori i rasti e ka autorizuar policinë për intervistin e këtyr dy personave të përfshirë në rast”, ka thënë Ulaj për Insajderin.

Inspektorati Policor ka kërkuar suspendimin e dy policëve pas që ka pranuar ankesën e qytetarit (gazetarit) për incidentin që është raportuar të ketë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .

Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, kishte sulmuar fizikisht të martën në mbrëmje  gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani./Insajderi.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz