back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeInspektori i gjetur në Badoc dyshohet se u vra

Inspektori i gjetur në Badoc dyshohet se u vra

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Mbrëmë është gjetur trupi i pajetë i inspektorit të komunës së Prishtinës, Nazmi Rrustemi, që dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se në trupin e pajetë janë gjetur plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit, njofton Klan Kosova.

“Mbrëmë është gjetur një trup i pajetë në pyll, në afërsi të liqenit të Badocit. Në trupin e viktimës janë gjetur plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarri. Me vendim të prokurorit trupi është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë”.

Ndërkaq, për këtë rast ka njoftuar edhe policia në raportin 24 orësh.

“Fshati Mramor, Prishtinë 18.12.2019-19:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në pyll viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ku shihet se viktima është qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori publik”.

Për vdekjen e inspektorit të komunës ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe si Komunë do të ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira. Nga Policia kërkojmë që sa më parë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë. Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz