BallinaLajmeAmbasadori britanik e pret Kurtin, ia bën një befasi me flamur

Ambasadori britanik e pret Kurtin, ia bën një befasi me flamur

Të ngjajshme

Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një...

Ademi: Sonte kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip

Në prag të sfidës historike të Kosovës ndaj Sllovakisë,...

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës.

Në këtë takim ambasadori britanik e ka pritur kryetarin e VV-së me flamurin e Kosovës në prapavijë ndryshe nga takimi i fundit i tyre në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Takimi i fundit i zhvilluar mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ambasadorit britanik Nicholas Abbott në shtator të këtij viti kishte zgjuar reagime të shumta edhe në Beograd.

Në atë takim Kurti kishte pritur Abbottin me flamurin kombëtar në zyre.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq kishte reaguar në Twitter duke e pyetur ambasadorin Abbott se i cilit shtet është flamuri para të cilit ky i fundit është fotografuar me Kurtin, pasi në pamje dukej flamuri i Shqipërisë.

“Pyetje për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: në cilat zgjedhje ka fituar Kurti dhe partia e tij dhe i cilit shtet është flamuri para të cilit, Shkëlqësia Juaj, jeni fotografuar me Kurtin? Do t’ju pyes derisa ta marr një përgjigje”, kishte shkruar presidenti serb.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ishte përgjigjur Presidentit të Serbisë përmes Facebook-ut duke shkruar se ata nuk e kanë zgjedhur se si e ka rregulluar Albin Kurti zyrën e partisë së tij.

“Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”, thuhej në reagimin e ambasadës.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në takimin e sotëm është diskutuar edhe për procesin e formimit të koalicionit qeverisës.

“Aty u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tyre me qeverisjen tonë të re. U bisedua edhe për procesin e formimit të koalicionit qeverisës dhe sfidat e mbetura drejt seancës konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor 2019”, thuhet në njoftimin e VV-së. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz