BallinaLajmePolicia arreston personin që po kërkohej për pesë vepra penale

Policia arreston personin që po kërkohej për pesë vepra penale

Të ngjajshme

KEQ! Sllovakia kalon në epërsi, Kosova në disavantazh!

Sllovakia ka arritur të kaloj në epërsi kundër Kosovës. Në...

Fuqia e heshtjes në letërsi

Heshtja mund të jetë po aq e fuqishme sa...

Pozicioni seksual që disa burra nuk e pëlqejnë

Pas diskutimeve se disa gra nuk e preferojnë pozicionin...

E pazakontë, tifozët shqiptarë mbetën jashtë stadiumit në Varshavë

Na ndajnë dhe disa minuta nga fillimi i ndeshjes...

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim për pesë vepra penale, raporton Gazeta Express.

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për pesë (5) raste të veprave penale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Fisnik Lajqi po kërkohej për një rast për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, dy raste për veprën penale  “ Përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe dy raste për veprën penale  “ Lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 17.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi prej 39 muajve në Qendrën Korrektuese Dubravë./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz