back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli mposhtet nga Trepça

Feronikeli mposhtet nga Trepça

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Trepça ka shënuar fitore ndaj Feronikelit në udhëtim me rezultat 61:84 (16:22, 19:22, 9:15, 17:25) në ndeshjen e fundit të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

- Advertisement -

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 16:22.

‘Xehetarët’ vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 19:22, për të shkuar në pushim me rezultat 35:44.

Trepça ishte më bindëse në periodën e tretë, që e fitoi 9:15, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 44:59 për mysafirët. Edhe dhjetëminutëshi i fundit nuk ndryshoi shumë, ku Trepça e fitoi 17:25 dhe triumfoi në fund me rezultat 61:84.

Te Trepça basketbollisti më i dalluar ishte Dy Hanes me 32 pikë e tetë kërcime, kurse te Feronikeli u dalluan Sami Hajzeri me 14 pikë e pesë kërcime dhe Kareem Storey me 13 sosh.

Feronikeli tani ka katër fitore dhe 11 humbje (19 pikë), derisa Trepça tri fitore dhe 12 humbje (18 pikë).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz