back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeMoti i ngrohtë sot në Kosovë dhe Shqipëri, temperaturat do të shkojnë...

Moti i ngrohtë sot në Kosovë dhe Shqipëri, temperaturat do të shkojnë deri 17 gradë Celsius

Të ngjajshme

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi...

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ngrohtë mbi vendin tonë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sa i përket fushave barike ato janë në rritje dhe kështu do të vazhdojnë, duke krijuar një situatë stabile meteorologjike. Temperaturat minimale do të ulen deri në -1 gradë Celsius derisa në shtresat përdhese do të ketë ngrica të lehta të cilat për ngasësit e trafikut do të krijojnë vështirësi. Mjegull parashihet të ketë në ultësira.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së, po ashtu, thuhet se “temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius”.

Gjithashtu, siç njofton IHMK, edhe Shqipëria do të karakterizohet me mot të mirë.

“Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 gradë Celsius në veri deri në 17 gradë Celsius në jug të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, përfundon njoftimi i IHMK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz