back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeTërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh në Filipine

Tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh në Filipine

Të ngjajshme

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero,...

Publikohet videoja e të dyshuarit që qëllon me armë Kirk, ndërsa kërkimi vazhdon

Autoritetet sapo kanë publikuar një video të re të...

Emina: Bëra IVF që ta kem fëmijën e tretë djalë

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, në një...

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur të dielën në mëngjes pjesën jugore të Filipineve, afër qytetit Davao. Lajmin e bëri të ditur Instituti Amerikan i Gjeologjisë.

Ky rajon është goditur disa herë nga tërmetet në muajt e fundit. Pavarësisht fuqisë së dridhjes, autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami.

Epiqendra e këtij tërmeti të fuqishëm ishte 61 kilometra në jugperëndim të qytetit Davao, në ishullin Mindanao, ndërsa thellësia e tij ishte 28 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Qendra Paralajmëruese e Cunameve në Paqësor tha se, mbështetur në të dhënat e tanishme, nuk ekziston ndonjë rrezik për cunami.

Autoritetet deri më tash nuk kanë raportuar për viktima apo dëme material, ndonëse tërmetet me fuqi të këtillë mund t’i dëmtojnë ndërtesat.

Ky rajon u godit nga tri tërmete në tetor dhe një tjetër në nëntor, me ç’rast mbetën të vdekur së paku pesë persona.

Filipinet shtrihen në të ashtuquajturën “unazë e zjarrtë” e Paqësorit, e cila është rajoni me aktivitetin më të lartë sizmik në planet, prandaj goditen shpesh nga tërmetet, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz