Paraqitjet fantastike të Klubit të Futbollit të Femrave “Mitrovica” në garën e Ligës së Kampionëve këtë edicion, kanë bërë që skuadra e drejtuar nga Seid Onbashi të renditet në mesin e skuadrave më të mira në Evropë për vitin 2019, raporton Gazetasheshi.com.
Kampionet e Kosovës renditen në pozitën e 28-të për vitin 2019 dhe atë me pikë të barabarta me skuadrat Ryazan VDV, FC Zurich dhe WFC Chertanovo që renditen në tabelë përpara vashave mitrovicase (3.990 pikë).
Por, prapa vashave të Mitrovicës renditen skuadra më me nam si Juventus e Beshiktash.
KFF Mitrovica kishte arritur me plot sukses ta kalonte Grupin 2 në Ligën e Kampionëve për vasha duke dalë si skuadra e parë nga grupi me pikë maksimale.
Më pas ato u eleminuan në 1/32 e finales nga skuadra gjermane Wolfsburg.

Renditja e UEFA-s për klubet e vashave për edicionin 2019/20Në renditjen e përgjithshme të klubeve KFF Mitrovica renditet në vendin e 81-të me 4.320 pikë.

Renditja e përgjithshme e UEFA-s për klubet e vashaveKFF Hajvalia mbetet në vendin e 92-të me 2.320 pikë.


/Gazeta Sheshi/