back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeIsa Mustafa thërret mbledhje urgjente të Kryesisë

Isa Mustafa thërret mbledhje urgjente të Kryesisë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kreu i LDK’së Isa Mustafa thërret mbledhje të Kryesisë urgjente nesër për marrëveshjen me Kurtin, shkruan Gazeta Metro.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur për nesër një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë, ku temë kyçe e diskutimit do të jetë marrëveshja për koalicion me partinë e Albin Kurtit.

Në kushte anonimiteti një anëtar i kryesisë së LDK-së ka treguar për Gazetën Express se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 11:00.

Kjo mbledhje vjen në kohën LDK e VV nuk po mund të merren vesh për koalicion, si pasojë e kushtit të partisë së Mustafës, që me Vetëvendosjen të dakordohen edhe për postin e presidentit, të cilin sipas marrëveshjes e kanë kërkuar që të ju takojë atyre.

Ndryshe, Kurti dhe Mustafa momentalisht janë duke zhvilluar takim në Kuvend të Kosovës, por, që dy liderët janë shprehur se nuk ka garanci për arritje të marrëveshjes në këtë takim.

As LDK e as LV-ja nuk kanë hequr nga kushtet që kanë vënë në tavolinë të diskutimit, LDK kërkon presidentin, kusht ky që nuk po pranohet nga Kurti.

Nga dy partitë janë dakorduar deri më tani që të vazhdojnë takimet për çdo ditë, tash kur kanë afat edhe dy javë deri në mbajtjen e seancës konstituive.

VV e LDK janë marrë vesh për ndarje të posteve tjera, siç janë ministritë, nënkryetarët e zëvendëskryeministri. E vetmja gjë që po i lë pa finalizuar koalicionin është çështja e presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz