back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti: Qeveria do të formohet së shpejti, prioritet punësimi dhe drejtësia

Albin Kurti: Qeveria do të formohet së shpejti, prioritet punësimi dhe drejtësia

Të ngjajshme

Plani hakmarrës i Putin, taksapaguesit gjermanë do të paguajnë dy herë

BE planifikon të përdorë asetet e ngrira të bankës...

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Kryetari i Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika dhe nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu.

Sipas VV-së në, Nika dhe Nimanbegu uruan Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe shprehën dëshirën që qeveria e re e Republikës së Kosovës të formohet sa më parë.

“Ata ndanë edhe shqetësimin e tyre në lidhje me shqiptarët në Mal të Zi, emigrimin në rritje, asimilimin dhe natalitetin e ulët, duke shprehë bindjen se qeveria e re e Kosovës do të ketë një vëmendje të shtuar për shqiptarët që jetojnë atje. Kryetari Kurti i njoftoi me prioritetet e qeverisë së re të Kosovës që do të formohet së shpejti, e që janë punësimi dhe drejtësia. Në lidhje me shqiptarët jashtë kufirit dhe ata në Mal të Zi, ai tha se është e rëndësishme që ata të bashkohen por që edhe më e rëndësishme është t’iu zgjerohet korniza e mundësive në ato vende ku ata jetojnë e këtu një rol më aktiv pa dyshim se duhet ta kenë Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e VV-së.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz