back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeKjo është përgjigja e VV’së ndaj grafiteve “Kurti – Sveçla – Gjuriq”

Kjo është përgjigja e VV’së ndaj grafiteve “Kurti – Sveçla – Gjuriq”

Të ngjajshme

Drenas – kërcënoi një femër përmes telefonit, policia arreston një person

  Policia e Kosovës ka arrestuar më 15 dhjetor 2025...

Mbretëria e Bashkuar do t’i ribashkohet skemës studentore “Erasmus”

Mbretëria e Bashkuar do të ribashkohet me skemën e...

Rama në Bruksel, takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të...

“Zbulova miqtë e vërtetë”, Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 46-vjetorin e lindjes...

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas shpërndarjes së disa grafiteve ku shihet kreu i partisë, Albin Kurti, së bashku me anëtarin e kryesisë Xhelal Sveçlën dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Këto grafite të vendosura në disa pjesë të ndryshme të qytetit në Lipjan dhe në Prishtinë, janë bërë pas takimit në Tiranë të Sveçlës dhe Gjuriqit, takim ky i cili ngriti reagime të shumta.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i VV-së, ka thënë se pjesmarrjet nëpër konferenca ndërkombëtare nuk janë negociata, e se tashmë nuk do të mbahet ndonjë konferencë ku ata nuk do të marrin pjesë.

“Pjesëmarrjet nëpër konferencat ndërkombëtare nuk janë negociata. Tash, nuk ka konferencë ndërkombëtare ku nuk ftohet Lëvizja VETËVENDOSJE!. Pas rënies së ‘Zajednicës’ dështoi edhe ‘Shkëmbimi territorial’. VETËVENDOSJE! udhëheq qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, gafite të shumta janë vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit në të cilat shihen foto të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Marko Gjuriqin në mes, duke i quajtur ata mashtrues dhe nënshtrues.

Këto grafite, të vendosura në orët e vona të mbrëmjes së sotme, kanë mbuluar shumë pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe ato në murin e selisë e LDK-së në Lipjan, tek Shtëpia e Kulturës ‘’Tahir Sinani” si dhe nëpër kotejnerë të qyteti.

Ditë më parë një fotografi e publikuar nga Express ku në tavolinën e përbashkët shihet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ngjallur debat të madh në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz