back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaShqiptareNuk qëndruan as 5 ditë të martuar, flasin familjarët e çiftit që...

Nuk qëndruan as 5 ditë të martuar, flasin familjarët e çiftit që u vetëhelmuan

Të ngjajshme

Plani hakmarrës i Putin, taksapaguesit gjermanë do të paguajnë dy herë

BE planifikon të përdorë asetet e ngrira të bankës...

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Prindërit e çiftit të martuar këtë të dielë, të cilët u vetëhelmuan me fotoksinë ditën e sotme janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë.

Prindërit janë shprehur se nuk kishin dëgjuar që çifti të kishte ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre apo edhe me persona të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Elbasanit.

“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Elbasanit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz