back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeKëto janë 15 shkollat që kanë refuzuar grevën e thirrur nga SBAShK-u

Këto janë 15 shkollat që kanë refuzuar grevën e thirrur nga SBAShK-u

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

SBASHK-u ka përmes një komunikate për media ka njoftuar për ecurinë e grevës dyorëshe të mbajtur sot në nivel vendi.

Kësaj thirrje për grevës të sindikalistëve të arsimit nuk i janë përgjigjur 15 shkolla në Kosovë.

Shkollat që nuk kanë respektuar thirrjene SBASHK-ut për grevë janë: Në Malishevë shkolla “Migjeni” Lubizhdë, shkolla “Petro Nini Laurasi” Llapçevë, në Kastriot (Obiliq) shkolla “Fazli Grajçevci” Hade, shkollat “Faik Konica”, “Hasan Prishtina”, Ismail Qemajli” dhe “Iliria” Prishtinë, shkolla “Sejdi Kryeziu” Rogoqicë dhe “Asllan Thaqi” Kariqevë të Kamenicës. Në Kaçanik shkolla “Emin Duraku”, në Gjilan- “Nazim Hikmet” Dobërçan, në Deçan shkolla “Maxhun Çekaj” Irzniq, shkollat “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan ,”Drita“ në Gelanc të komunës së Suharekës, që në përqindje i bie 1.35%.

Sipas SBASHK-ut “Në shumicën absolute, gjegjësisht në mbi 98% të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore parauniversitare, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sos”.

“Bazuar nga raportet që vijnë në selinë e SBASHK-ut nga kryetarët e nivelit komunal sindikal shihet se shumica absolute e institucioneve arsimore kanë respektuar vendimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut për grevën paralajmëruese dyorëshe. Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh dhe atë:Nuk ishte në grevë edhe shkolla speciale në Mitrovicë, por përkrahë grevën. Për këtë institucion SBASHK-u ka mirëkuptim për arsye të natyrës së veçantë të punës atje. Këshilli Grevist qendror bashkë me Këshillat greviste komunale është në përcjellje të situatës dhe nëse merren informacione shtesë se edhe ndonjë institucion arsimor kudo në Kosovë nuk ka respektuar vendimin e Këshillit Drejtues do ta informojmë opinionin”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz