back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeGoditen dy nxënëse nga vetura, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Goditen dy nxënëse nga vetura, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Të ngjajshme

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...

Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vjet burg

Një gjykatë pakistaneze dënoi të shtunën ish-kryeministrin Imran Khan...
- Advertisement -

Dy nxënëse në Gjakovë janë goditur nga një veturë në lëvizje të premtën.

Sipas policisë ky aksident ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së ngasësit të automjetit dhe mospërshtatjes së rrethanave dhe kushteve të rrugës

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo ka thënë se viktimat e aksidentit femra të moshës 17 dhe 19-vjeçare janë dërguar nga kalimtarët e rastit për trajtim mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda”.

“Aksidenti ka ndodhur nga një automjet udhëtarësh në lëvizje që kishte goditur dy këmbësorë e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së ngasësit të automjetit dhe mospërshtatjes së rrethanave dhe kushteve të rrugës. Dy këmbësoret respektivisht viktimat e aksidentit femra të moshës 17 dhe 19-vjeçare janë dërguar nga kalimtarët e rastit për trajtim mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë. Sipas ekipit mjekësore viktimat janë jashtë rrezikut për jetë të njëjtat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas dhënies së ndihmës së parë të dyja janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Podrimaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz