BallinaLajmeMusliu: LDK-ja e do MPB-në për të ruajtur njerëzit e vet

Musliu: LDK-ja e do MPB-në për të ruajtur njerëzit e vet

Të ngjajshme

Pep Guardiola një nga opsionet për trajner të ri të Italisë

Një emër i bujshëm dhe mjaft i guximshëm është...

“Nuk është lufta jonë”, Macron kundër Trump: Jorealiste të luftojmë në Hormuz

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë me dije se...

Tensione te Chelsea, lojtarët të pakënaqur me Enzo Fernandez

Situata brenda skuadrës së Chelsea po bëhet gjithnjë e...

Sipas Betim Musliut të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ministria e Punëve të Brendshme është pika ku Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të bashkëqeverisur.

Në Rubikon të KTV-së, Musliu ka thënë se LDK-ja po dëshiron të udhëheqë me këtë ministri, pasi aty nuk do të jetë vetëm MPB-ja siç ishte deri tash, por do të ketë fuzionim e do të përfshihen edhe Ministria e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal.

“Duke pasur parasysh që LDK-ja ka qenë në udhëheqje, në pushtet, konsideroj që një pjesë të madhe të fajit për të keqen që e kemi në Kosovë, e bartë LDK dhe konsideroj që një pjesë e madhe e atyre zyrtarëve që ndodhën nëpër administrata e agjenci janë të LDK-së. Besoj që absolutisht është një ngërç i madh dhe ky ngërç nuk lidhet me asnjë ministri tjetër përveç me ministrinë e Brendshme por na del që në ministrinë e Brendshme do të jenë edhe dy ministri, ajo e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, dhe kjo i bie që do të jetë gjysma e qeverisë”, ka thënë Musliu. “LDK-ja e do MPB-në për të ruajtur gardën e vjetër nga çfarëdo hetimi që mund të bëhet nga një polici që duhet të jetë e pavarur”.

Sipas tij, “lakmia e LDK-së që të ketë edhe MPB-në edhe presidentin, nuk po duket korrekte”.

Musliu ka deklaruar tutje se nuk i besohet LDK-së kjo ministri duke u bazuar në përvojat e kaluara.

“Në kohën kur e ka udhëhequr këtë ministri, ka qenë e dështuar në çdo drejtim dhe madje jo që ka bërë përparim por duke bërë regres”.

Sipas tij, ndarja e ministrive, asaj të Drejtësisë për njërën palë dhe të Brendshme për palën tjetër, do të mund të ishte kompromis për marrëveshjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz