back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeKomuna ndihmon 150 familje me dru për ngrohje

Komuna ndihmon 150 familje me dru për ngrohje

Të ngjajshme

Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se,...

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...
- Advertisement -

Konform vendimit të Kuvendit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, paraditen e sotme ka shpërndarë një sasi të madhe masë drusore për 150 familje në gjendje të rëndë ekonomike. Vetë drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë ishte i pranishëm në këtë aktivitet, me ç’rast tha se nisma të tilla po bëhen me qëllim ofrimin e ndihmës sadopak për qytetarët, nga sasia e druve të konfiskuar gjatë vitit 2019.

- Advertisement -

“Sot po bëjmë shpërndarjen e masës drusore për 150 familje ferizajase. Sipas proporcionit nga sasia totale këto familje përfitojnë nga dy metër masë drusore hapësinore. Këtë proces e kemi verifikuar dhe konstatuar përmes Komisionit Komunal përkatës për këtë çështje, ku natyrisht janë konsultuar edhe institucionet e kujdesit social si dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve”, tha mes tjerash drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami.

Përmes këtij aksioni janë ndihmuar përveç familjeve me gjendje të rëndë ekonomike edhe komunitete joshumicë, rom, ashkanli, egjiptas e serbë, strehimorja “Shtëpia ime” si dhe Bashkësia Islame e Kosovës në Ferizaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz