back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeSindikata e Policisë kundërshton pezullimin e Ligjit të Pagave

Sindikata e Policisë kundërshton pezullimin e Ligjit të Pagave

Të ngjajshme

AUV-i asgjëson 2064 kilogramë mish pule, kishte salmonellë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës,...

Shahin Dervishaj nr. 77 nga PDK: Zemra e Drenicës i dhuron mbështetje të pakufishme

Në Lagjen Kuqica në Tërstenik, biznesmeni dhe kandidati për...

Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit nga Serie A

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë...

U gjet bakteries e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar...
- Advertisement -

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Shaban Tasholli, në një linjë telefonike në edicionin e lajmeve të orës 15 në Klan Kosova ka folur lidhur me pezullimin e Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese.

- Advertisement -

Tasholli tha se kjo sindikatë është e pakënaqur me këtë vendim të kësaj gjykate.

”Jemi të pakënaqur. Për dy vite ne kemi punuar në këtë ligj së bashku me Qeverinë, menaxhmentin e policisë,Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ne nuk e kemi pritur mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne i kemi bërë thirrje Gjykatës që mos ta merr vendimin, ta shikoj ligjin”,  tha Tasholli.

Ai u shpreh se nesër Sindikata e Policisë do të mbajë Këshillin Drejtues, ku në bashkëpunim me dy sindikatat e tjera atë të shëndetësisë dhe arsimit do të vendosin për hapat e mëtutjeshme.

“Ne nesër e kemi takimin e Këshillit dhe do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm. Do të kemi takime edhe me Sindikatën e Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit”, shtoi Tasholli.

Sindikata e Policisë prej kohësh ka kërkuar zbatimin e këtij ligji, duke kundërshtuar anulimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz