back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaSportDistria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Kinë

Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Kinë

Të ngjajshme

“Sytë ja shpofsha”, kërcënohet Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë me ndjekësit...

Futbollisti i Barcelonës do të luaj me maskë speciale

Futbollsiti i Barcelon, Eric Garcia pësoi një lëndim në...

Përparim Rama pas tubimit përmbyllës: Asnjë mur nuk mundet me ndal vullnetin e mirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar qytetarët pas...

Kontrabandonte mallra nga Serbia, policia ndalon një person në Ranillug

Njësitet policore sot kanë realizuar një aksion kundër kontrabandës...

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e artë në njërë prej garave më të forta në xhudo, Masterist të Qingdaos të Kinës.

Krasniqi e ka mposhtur në finale garuesen nga Mongolia, Narantsetseg Ganbaatar, transmeton Gazeta Sinjali.

Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -48 kilogramë, duke shënuar katër fitore. Në Masters marrin pjesë 32 garuesit më të mirë në kategori.

Medalistja e bronztë e botës e mbylli këtë vit me medaljen e artë, si dhe me 1800 pikë të fituara për normën Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja jonë kaloi rrethin e parë pa luftë, më pas mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit. Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë.

Sot garoi edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, por që kampionia dhe nënkampionia e Evropës u ndalë në luftën e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut.

Nesër garon Akil Gjakova në kategorinë -73 kilogramë./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz