Sonte (e mërkure) janë zhvilluar edhe tetë ndeshjet e fundit të xhiros së gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.
Atletico Madrid shënoi fitore ndaj Lokomotiva Moskës dhe siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit direkt nga pozita e dytë e Grupit D.
Kualifikimi sonte për herë të parë në histori të klubit e siguroi edhe skuadra italiane, Atalanta, që mposhti Shakhtar Donetskun dhe siguron fazën tjetër nga pozita e dytë e Grupit C.
Lista me të gjitha skuadrat që kanë siguruar fazën tjetër: Paris Saint-Germain, Real Madrid (Grupi A) – Bayern Munich, Tottenham Hotspur (Grupi B) – Manchester City, Atalanta (Grupi C) – Juventus, Atletico Madrid (Grupi D) – Liverpool, Napoli (Grupi E) – Barcelona, Borussia Dortmund (Grupi F) – RB Leipzig, Lyon (Grupi G) dhe Valencia, Chelsea (Grupi H).
Skuadrat që kanë siguruar kualfikimin si lider:
Barcelona (ESP: Group F)
Bayern München (GER: Group B)
Juventus (ITA: Group D)
Leipzig (GER: Group G)
Liverpool (ENG, holders: Group E)
Manchester City (ENG: Group C)
Paris Saint-Germain (FRA: Group A)
Valencia (ESP: Group H)
Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin nga pozita e dytë:
Atalanta (ITA: Group C)
Atlético (ESP: Group D)
Chelsea (ENG: Group H)
Dortmund (GER: Group F)
Lyon (FRA: Group G)
Napoli (ITA: Group E)
Real Madrid (ESP: Group A)
Tottenham Hotspur (ENG: Group B)
Rregullat për hedhjen e shortit:
Skuadrat lidere ndeshjet e dyta(të kthimit) i zhvillojnë në shtëpi.
Skuadrat që ishin së bashku në grup nuk mund të përballen në këtë fazë ose skuadrat nga i njejti shtet.
Kufizimet e mëtejshme do të konfirmohen para hedhjes së shortit.
Shorti për fazën 1/16 të finales hedhet të hënën e 16 dhjetorit me fillim prej orës 12:00 në Nyon të Zvicrës./gazetametro.net