back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeZyrtari i PDK-së e quan Sveçlën gënjeshtar

Zyrtari i PDK-së e quan Sveçlën gënjeshtar

Të ngjajshme

Moti për të dielën

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...
- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së PDK’së, Gani Koci po e quan gënjeshtar Xhelal Sveçlën. Kjo për shkak se Sveçla u pa mbrëmë në një tavolinë bashkë me drejtorin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Koci ka shkruar në Facebook se të gjithë atyre që kanë punuar nëpër institucione iu ka rënë të jenë nëpër takime bashkë me përfaqësues serbë, por kanë qenë të kujdesshëm që të mos ulen në një tavolinë me ta.

“Të gjithëve që kemi qenë në institucione, na ka rënë të jemi edhe me përfaqësues serbë, por organizatorët kanë qenë aq të kujdesëm që të mos na ulin afër me ta! Këtë kujdes kanë treguar edhe për drekat apo darkat e organizuara edhe nëse ka qenë një tavolinë e madhe apo e vogël”, ka shkruar Koci.

Ai tutje thotë se është zgjedhje e secilit person a do të komunikojë apo të pijë kafe me përfaqësuesit serbë apo jo.

“Ka qenë zgjedhje e jona nëse kemi dashur te komunikojmë me ta apo te ulemi edhe per kafe në një tavolinë! Prandaj mos gënje Xhelal!”, shkruan Koci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz