back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeXhelal Sveçla: Organizatorët i kanë caktuar tavolinat se ku të ulemi

Xhelal Sveçla: Organizatorët i kanë caktuar tavolinat se ku të ulemi

Të ngjajshme

Ngritet aktakuzë ndaj tre personave për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës’’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë...

Kosova–SHBA: Reflektim Politik nga Vizita në Washington

Shkruan: Besnik Tahiri Vizita disa-ditore në Washington konfirmoi edhe një...

Emërllahu për Krasniqin: Mirë që e kam në ekip një bashkëkombas dhe mund të flasim shqip!

Lindon Emërllahu është transferimi i fundit i skuadrës nga...

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në...

Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje ka sqaruar me anë të një postimi në Facebook se fakti që ai ishte ulur në tavolinë së bashku me drejtorin e së ashtuquajturës Zyra Serbë për Kosovën, Marko Gjuriq, ishte për shkak se ata ishin njëkohësisht pjesëmarrës në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal, dhe sipas tij vendet se ku janë ulur pjesëmarrësit i kanë caktuar organizatorët.

Ai po ashtu u shpreh se partia e tij nuk funksionin duke braktisur tryezat, por marrin pjesë në çdo diskutim për t’i pamundësuar marrëveshjet në dëm të Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur miq, po e shkruaj këtë sqarim jo për ju, por për ata që dëshirojnë keqkuptimin.

Une sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit.

E kuptoj se ka kundërshtarë tanë që jo vetëm se e kanë bërë por edhe e kanë shpërndarë këtë foto me qëllim të keq.

Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosoves, ndryshe nga paraardhësit tanë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz