BallinaLajmeRamush Haradinaj: Autostradën e Dukagjinit, nuk ka kush e ndalë

Ramush Haradinaj: Autostradën e Dukagjinit, nuk ka kush e ndalë

Të ngjajshme

Bora bllokon qarkullimin për kamionë në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se si...

LDK me tre sekretarë të rinj, Abdixhiku paralajmëron ndryshime të tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar dy kryetarë komunash...

Lumir Abdixhiku emëron në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar Azemin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për disa çështjet aktuale të krijuara pas zgjedhjeve parlamentare.

Haradinaj ka thënë se Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet pasi sipas tij, VV e LDK “vijnë e shkojnë”.

“Autostrada do të bëhet në kohën e duhur. Projektet vitale nuk ka kush i ndal”.

Duke folur për dështimin në testin e PISA-s, Haradinaj ka thënë se faji është i akumuluar ndër vite por sipas tij edhe SBASHK-u ka një përgjegjësi.

Ai ka thënë se në të ardhmen prindërit duhet të organizohen dhe mos ta lenë mësimin e fëmijëve të tyre vetëm në dorë të sindikatave. /RTV Dukagjini/

Kryeministri në detyrë ka thënë se rishikimi i demarkacionit është mundësi reale por sipas tij liderët e Malit të Zi nuk duan shumë reklamë pasi kanë një opozitë pro-serbe.

Kryetari i AAK-së, ka thënë se nëse Vetëvendosje dhe LDK e largojnë taksën ndaj Serbisë do të bënin një gabim të madh.

“Bëjnë një rast tragjik. E shkatërrojnë vetën në politikë por edhe Kosovën e dëmtojnë pasi nuk kanë më karta”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz