back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaSportMike Tyson deklarohet sërish për meçin Joshua – Ruiz, ja favoriti i...

Mike Tyson deklarohet sërish për meçin Joshua – Ruiz, ja favoriti i tij për këtë ndeshje

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Ish-bokseri i famshëm Mike Tyson është deklaruar sërish në prag të super-meçit që do të zhvillohet këtë vikend në Arabi.

Anthony Joshua do të përballet me kampionin momental botëror Andy Ruiz. Ndeshja do të zhvillohet në Arabinë Saudite të shtunën, sipas planifikimeve rreth orës 21:00, shkruan Gazeta Blic.

Tyson e ka sygjeruar Anthony Joshua që mos t’a ketë frikën e ri organizimit të Andy Ruizit dhe natyrisht të fokusohet të analizimi i ndeshjes së parë sepse vetëm ajo është mënyra se si mund të përmirësohen gabimet.

“Natyrisht besoj që është shumë e rëndësishme që Anthony Joshua të fokusohet në ish meçin e tij me Ruiz, duke analizuar filmimet e asaj nate” deklaroi ai.

Kujtojmë që Joshua nuk ishte mposhtur deri në këtë meç dhe për të ishte humbja e parë në karrierën e tij. Tyson gjithashtu deklaroi se Joshua duhet të jetë i qetë dhe duhet të jetë i sigurt për suksesin e tij.

Natyrisht se meçi i fundit e ka bërë të shqetësohet atë, por ai duhet të jetë i sigurt se mund të jetë i suksesshëm.” u shpreh Tyson. I pyetur për fituesin e kësaj sfide ai tha se nuk mund t’a di fituesin por shpreson që të fitoj më i miri nga të dy.

“Unë nuk e di sepse gjithçka është e mundur,” shtoi ai. “Ata janë të dy njerëz të mëdhenjë, më pëlqejnë të dy personalisht, por kjo është një luftë dhe shpresoj se njeriu më i mirë i asaj nate e fiton atë”, përfundoi Tyson.

/Gazeta Blic/

Të Fundit

Sport

ShowBiz