back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaUncategorizedPlayStation feston 25 vjetorin e lansimit

PlayStation feston 25 vjetorin e lansimit

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Më 3 dhjetor të vitit 1994, kompania e njohur japoneze e teknologjisë Sony, lansoi konzolën e video-lojërave PlayStation. Në ditën e parë të lansimit, PlayStation, arriti që të shes 100.000 konzola në Japoni, dhe u bë konzola e parë shtëpiake që tejkaloi shifrën e 100 milion konzolave të shitura në mbarë botën. Përkundër vështirësive, Playstation arriti shumë shpejtë edhe në Kosovë, gjatë periudhës 1995-1999.

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Sony, Jim Ryan, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të lansimit të Playstation, në fjalimin e tij tha:

“Ne goditëm brenda komunitetit të ‘gamingut’ (video-lojërave), sepse PlayStation ofroi përvoja jashtë çdo imagjinate të mundshme që dikush mund të kishte për një konzolë shtëpiake! Qysh nga fillimi, ne i hapëm dyert për zhvilluesit softuerik, duke ju ofruar atyre mjete dhe teknologji për të krijuar botë të bukura dhe të gjera, dhe për të eksperimentuar me ide të reja. Kjo qasje, mundësoi lojëra të ndryshme për të cilat PlayStation është e njohur. Është me të vërtetë mbresëlënëse kur i sheh fansat të cilët u rritën më PlayStation, duke ja përcjellë dashurinë për ‘gaming’ fëmijëve të tyre, të cilët tani po luajnë me PS4” – përfundoi Ryan.

PlayStation sot vazhdon të jetë lider në tregun e video-lojërave, me konzolën e saj të fundit PlayStation 4. PS4, lojët e fundit dhe produkte tjera të gamingunt, mund ti porositni tani, në Gjirafa50, dyqanin më të madh të blerjeve online në vend, për produkte teknologjike. Të gjitha produktet në Gjirafa50, janë origjinal me garancion nga prodhuesi, dhe vijnë me transport falas deri në adresën tuaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz