BallinaLajmeDisa banorë të Shqipërisë pas tërmetit, prej 6 netësh bëjnë gjumë në...

Disa banorë të Shqipërisë pas tërmetit, prej 6 netësh bëjnë gjumë në kamion

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Familje të tëra në Bushnesh të Thumanës, nuk po trajtohen siç u takon që pas dëmeve që u shkaktoi tërmeti.

Shtëpia e Frrok Kaçorrit është e pabanueshme, pas refuzimit të kërkesës së tij për një çadër, ai dhe 6 të afërm të tij e kalojnë natën në këtë kamion.

Kryefamiljari shprehet se nuk mund të largohet nga banesa e tij për shkak të blegtorisë.

“Natën e kemi kaluar në një kamion. Kam shkuar për çadër dhe më kanë thënë se nuk na ka ardhur të japim çadra në fshat. Ne kemi lop, kemi bagëti nuk mund të largohemi”

Vështirësitë e të jetuarit në kamion i tregojnë edhe më të vegjlit e familjes.

“Është shumë ftohtë, unë dua të na rregullojnë shtëpiat”

“Dua një shtëpi që të rri ngrohtë”

Familja të tëra në Bushnesh kanë gjetur zgjidhje alternative për tu strehuar, siç është edhe rasti i familjes Shima, që kalon jetën nën plasmas.

“Jemi 5 veta, edhe 5 i ka djali, të gjithë në plasmas”

Ne shkuam në kohën kur e zonja e shtëpisë po përgatiste darkën, në një ambient të hapur dhe aspak të pastër.

Por në Bushnesh të Thumanës ka edhe nga ato familje të cilat pavarësisht dëmeve në banesë janë rikthyer në to, duke zgjedhur të jetojnë me frikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz