Opinion nga Fadil Nura
Skenderaj është e vetmja Komunë në Republiken e Kosovës e cila trashegoi një Stacion të autobusve të privatizuar nga ish-AKM-ja, (në kohen e administrimit të UNMIK-ut) dhe rrjedhimisht nevoja për ndertimin e një stacioni të ri është e padiskutueshme. Prandaj edhe ishte percaktuar lokacioni dhe destinimi i pronës komunale në kuader të PZHK-PZHU-së për këtë projekt.
Po aq sa është i nevojshem ndertimi aq më i rendesishem është menyra e administrimit dhe menagjimi i ofrimit të sherbimeve publike që kerkohet brenda ketij projekti.
Në kohen e administrimit të UNMIK- ut, AKM- ja ishte autoritet autonom dhe legjislacioni i asaj kohe e pamundesonte ndalimin e privatizimit edhe atëher kur prona shfrytezohej me destinim ofrimin e sherbimeve publike!
Tani është e habitshme menyra e iniciatives së Komunës për dhënjën në shfrytëzim për 99- të vite përkatësisht privatizimi i 1 (një) hektar e 8 ( tetë) ari pronē komunale e destinuar për ofrimin e sherbimeve publike në kompenzim të ndertimit të ketij stacioni !
Iniciativa e tillë, pa një analizë mbi arsyeshmërinë e interesit publik apo perfitimit ekonomik të Komunës është në kundershtim të plotë me nenin, 5. parag. 1.3. të Ligjit Nr.06/L-092 për Dhënjën në Shfrytëzim dhe Kembimin e Pronës së Paluajtshme Komunale.
E një vlersim i thjeshtë e pasqyron qartë këtë, për faktin se : Një (1) ari tokë në zonen e pare – Qënder, sipas vlersimit të fundit (para tri vitesh) nga Agjencioni i Vlersimit të Pronave – MEF, është vlersuar me vleren prej njezet e pesë mijë euro ( 25.000.00 €), prandaj siperfaqja prej një (1) hektar e tetë (8) ari e propozuar për dhënjë në shfrytëzim për nëntdhjetë e nëntë ( 99-të) vite, mban një vlerë jo me të vogël se dy milion e shtatqindmijë euro (2.700.000.00 €).
Andaj një aset publik me një vlerë të tillë prej dy milion e shtatqindmijë euro (2.700.000.00, € ), më u dhën në privatizim, në kompenzim të ndertimit të një projekti ideor të padetalizuar ( me 21% – interes, të vlerës së siperfaqes së ndertuar) vlera e të cilit në total sillet rreth, katerqind mijë euro (400.000.00 € ), projekt i cili gjithashtu do mbetet në pronësi private, është fakt i mijaftueshëm për të vertetuar së kjo iniciativë më apo pa qellim është në kundershtim me interesit publik të Komunës.
Dhe për rrjedhojë Skenderaj më një stacion të trashëguar i cili u privatizua nga ish- AKM-ja, do të ketë një stacion të privatizuar nga vetë Komuna dhe krejtësisht në dëm të saj.
Gjithashtu, publikimi “copy paste” i ankandit publik me kushtet/ kriteret ( i më hershëm) të aplikuara për; Tokë ndertimore me destinim afarizem – banim, nderkohë që në rastin konkret kemi të bëjmë; Tokë ndertimore më destinim ofrimin e sherbimeve publike, ( kushte/kritere në kundershtim me destinimin e tokes ndertimore )të percaktuar në kuader të PZHK – PZHU-së, kriter i paraparë në nenin 5 parag. 1.2 të Ligjit Nr.06/L-092 për DhShKPPK., është deshmi dhe tregues i qartë i mungesës së kapaciteteve profesionale brenda qeverisë lokale.
Me sinqeritet do të doja t’i ftoj akterët vendim – marrës asambleistet, komisionin perkatës e në veqanti, ZKA- në që tē jenë të kujdesshëm dhe të manifestojnë pergjegjësi para ligjit.Ngase kjo menyrë si akt final do të prodhojë një kontratë të pafavorshme dhe të dëmshme me pasoja afatgjata për Komunën si institucion publik, si dhe pergjegjësi të adresuara penale, sipas nenit, 414. parag.3.4. dhe nenit 418, të Kodit Nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Duke mbetur të rëndesia e projektit të ndertimit të stacionit të autobuseve në qytetin e Skenderajt, vlersoj dy alternativa të ligjshme dhe plotësishtë në funksion të interesit publik të Komunës:
E PARA; Ndertimi të bëhet më buxhet vetanak të Komunës, nga se një projekt i tillë nuk ka një kosto të lartë dhe nuk paraqet ngarkesë për buxhetin komunal, ( afersisht 15% e buxhetit vjetor nga kategoria e investimeve kapitale) ndersa administrimi dhe menagjimi të bëhet permes themelimit të një Ndermarrje Publike – Lokale, në perputhje me Ligjin 03/L-087 për Ndermarrjet Publike,(plotsim- ndryshimet e Ligjit Nr.04/L-111 dhe Ligjit Nr.05/L-009) ashtu siq i kanë Komunat tjera.
E DYTA; Ndertimi, administrimi dhe menagjimi të bëhet permes dhënjës në shfrytëzim të pronës komunale në afat jo më të gjatë se, njëzet e pesë (25)vite, duke adresuar kritere të qarta optimale në interes të Komunës sipas destinimit të pronës së percaktuar në PZHK –PZHU, si në ndertim ashtu edhe në administrim dhe menagjim të ofrimit të sherbimeve publike në perputhje më permbajtjën dhe frymen e Ligjit Nr. 04/L-045 për Partneritet Publiko-Privat.