back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeHaziri për takimin e sotëm LVV-LDK: Do të flasim për ndarjen e...

Haziri për takimin e sotëm LVV-LDK: Do të flasim për ndarjen e ministrive dhe çështjen e presidentit

Të ngjajshme

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Gjendet drogë në burgun e Dubravës, konfiskohen 6 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në...

Në tentim për të formuar qeverinë e ardhshme sot pasdite pritët të takohen liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Isa Mustafa sot do të fillojnë diskutimet për gjitha çështjet e hapura, ndarjen e ministrive dhe emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 viteve.

Në Clion e ri – pa paguar ekstra, krejt ekstra i ki
E SPONSORUAR
MËSO MË SHUMË
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili u shpreh optimist se brenda disa ditëve do të formalizohet marrëveshja qeverisëse.

Teksa thotë se ndarja e pushtetit do të bëhet në bazë të peshës politike.

Lexo po ashtu:
Sot në ora 16:00 takohen LVV dhe LDK
Sot në ora 16:00 takohen LVV dhe LDK
“Ne kemi takim sot pasdite në formatin e liderëve dhe natyrisht do të nisim nga sot me përmbyllë kornizën e marrëveshjes politike e cila në vete ka harmonizimin e politikave sektoriale që i kemi bërë në kuadër të grupeve punuese që kemi bërë qe disa javë. Besoj shumë shpejt liderët me mbështetjen e ekipit do të arrijnë të përmbyllin brenda disa ditëve këtë angazhim politikë”, thotë Haziri.

Haziri u shpreh se çështjet kryesore janë harmonizuar.

“Çështjet kryesore janë harmonizuar, kanë mbetur vetëm disa çështje të vogla me u harmonizu. Ajo që është e fundit që për ne nuk është e rastësishme ndarja e përgjegjësive brenda institucioneve do të diskutohen nga takimi i sotëm e tutje”, tha ai.

Përkundër deklaratave të mëhershme, Haziri thotë se ndarja e pushtetit do të bëhet në bazë të peshës politike.

“Natyrisht se po, ne deri tash kemi përballu dallimet tona. Besoj se edhe pjesën e përgjegjësive në ekzekutiv dhe institucione do të përballojmë pa asnjë problem. Gjitha çështjet e hapura do të diskutohen” , thotë Haziri.

Ndërsa, lideri i VV-së, Albin Kurti i pyetur nga KosovaPress për takimet me LDK-në pas certifikimit të rezultateve dhe ndarjen e pushtetit nuk dha përgjigje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz