BallinaLajmeDoli gjallë nga rrënojat: E gjeta vetë vrimën – kam brenda vajzën...

Doli gjallë nga rrënojat: E gjeta vetë vrimën – kam brenda vajzën 21-vjeçare

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Haxhi Kabili është një prej të mbijetuarve të tërmetit të fortë me pasoja shkatërrimtare që ra mëngjesin e djeshëm në Shqipëri.

Edhe pse ka arritur të dalë nga rrënojat, ai nuk po mund të gjejë qetësi, pasi që nën rrënoja ka mbetur vajza e tij.

Ai shprehet se gruaja e tij ndodhet në gjendje të vështirë në spitalin e Traumës, por ende ka besim se mund të gjejë gjallë vajzën e tij.

Sipas Haxhiut, të shoqen e gjeti në fund të shkallëve dhe ajo tashmë ka plagë të rënda e probleme me legenin.

Sa i takon mënyrës së shpëtimit, burri për “Fax”, se arriti të dilte vetë nga rrënoja.

Ai shprehet se nën rrënoja ka pastruar vetë tullat deri sa ka gjetur një vrimë dhe ka mundur të shpëtojë.

“Sapo ndjemë tërmetin, kërkuam që të dilnim por nuk mundëm. Banonim në katin e katërt, vajzën e kam nën rrënoja. Kam pastruar vetë tullat dhe kam dalë. Gruan e kam gjetur në fund të pallatit, vajzën nuk kam mundur që ta gjej, gruaja ka dëmtime më të rënda në pjesën e legenit, ndodhet në Trauma në Tiranë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz