back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeFSK është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

FSK është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

Të ngjajshme

Haradinajt: Kosova po kalon në ditë të errëta, na duhet dritë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen zyrtare të...

Hande Erçel ‘flet’ pas ndarjes me Hakan Sabanci, ja reagimi i saj

Romanca trevjeçare mes aktores së njohur turke Hande Erçel...

NATO lanson nismën “Roja Lindore” për të forcuar mbrojtjen pranë Rusisë

Aleanca ushtarake e NATO-s, e udhëhequr nga anëtarët evropianë,...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se FSK tashmë është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Postimi i plotë:

Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.

Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.

Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz