back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeParalajmërohet nisja e hetimeve për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit

Paralajmërohet nisja e hetimeve për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë (SPAK) është paralajmëruar se do të nisë hetimet për çështje që kanë tronditur shtetin shqiptar, përfshirë këtu edhe vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, raporton Gazeta Express.

Pak kohë më parë, kryeprokurorja në Shqipëri, Arta Marku ka firmosur një urdhër për të gjitha prokuroritë e vendit, ku kërkonte që të rihapeshin dosjet e vjetra të mbetur pa autorë, nisur nga provë, dëshmi, apo edhe dyshime të tjera.

Në zbatim të këtij urdhri, në Tiranë dhe Durrës u rihapën hetime për disa çështje, por ngritja e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jetë një tjetër hapësirë për zbardhjen e të vërtetave.

Në cështjet që do të jënë në 20 të parat që SPAK do të rihetojë është ajo e vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi.

Kolonel Ahmet Krasniqi u ekzekutua në Tiranë, në zonën e Laprakës në 21 shtatorit e vitit 1998, nga persona që ende sot e kësaj dite nuk dihen. Policia në atë kohë e lidhi krimin me zhvillimet në Kosovë dhe një aktivitet të bandave kriminale që vepronin në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Madje, pati edhe një pistë hetimi se autor i ekzekutimit të Krasniqit ishte Feriz Kërnaja, por që mbetën vetëm dyshime. Për motivin e vrasjes së ish-ministrit të Kosovës pati disa pista, një prej të cilave trafiku i armëve Shqipëri-Kosovë, por pa u gjetur asnjëherë provat e mjaftueshme.

Por, pavarësisht se kanë kaluar 21 vite që prej asaj nate të krimit të rëndë, dosja është ende në Prokurori dhe hetimet pritet të rihapen nga SPAK, strukturë nga e cila pritshmëritë janë të mëdha.(shqip)

Të Fundit

Sport

ShowBiz