back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeZëdhënësi i LDK'së thotë se marrëveshjes finale me VV'në është afër

Zëdhënësi i LDK’së thotë se marrëveshjes finale me VV’në është afër

Të ngjajshme

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherazi kandidat i kësaj partie për deputet, Besian Mustafa në një intervistë për “Përballje ditore” më gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka folur për takimet e fundit LDK-LVV dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Mustafa ka thënë se pas gjashtë takimeve të grupeve punuese LDK-LVV, kanë përfaruar programet në 95 për qind.

“LDK dhe LVV patën vendosur qysh kah fundi i tetorit që të fillojnë takimet e grupeve punuese, për përafrimin e dy programeve të dy partive, drejt një programi të përbashkët qeverisës. Pra, me një ide që të kemi një koalicion qeverisës LDK-LVV. Kemi edhe deklaratat e liderëve që pas certifikimit të rezultateve do të kemi edhe takimin përfundimtar të liderëve të dy partive Kurti-Mustafa, dhe të kemi nënshkrimin e marrëveshjes. Ne kemi mbajtur gjashtë takime të grupeve punuese ku kemi harmonizuar programet tona në sferat kryesore, i kemi përafruar programet deri në 95 për qind.  Kanë mbetur edhe tri apo katër pika që janë të nivelit politik, që duhet vendosur në nivel politik”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa gjatë intervistës për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi (Foto: Ridvan Slivova)

Mustafa ka thënë se marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së, do të jetë marrëveshje më e detajuar në mes dy partive politike për bashkëqeverisje.

“Dokumenti që është prodhuar deri tani ka shumë faqe, dhe është i detajuar. Liderët Kurti dhe Mustafa do të kenë para vetës një marrëveshje të detajuar në nivelin teknik”, ka thënë ai.

Mustafa komentoi edhe vendimin e PZAP-it, për largimin e votave të ardhura nga Serbia, e që rrjedhimisht i bie që në Kuvend mund të jetë edhe koalicioni NISMA-AKR- PD.

“Në qoftë se do të vërtetohet kjo që do të jenë tre deputetë më pak të LVV-së, një më pak i LDK-së, një më pak i PDK-së dhe një më pak i AAK-PSD-së, dhe gjashtë deputetë të koalicionit NISMA-AKR, atëherë do të kemi një realitet të ri. Duhet të ulemi LDK-LVV të bisedojmë, vullneti në mes të dy partive tona mbetet i pandryshuar”, ka shtuar ai.

Tutja ai ka thënë se do të shohin se si do të veprojnë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

“Është realitetit  i ri nëse koalicioni NISMA-AKR hynë në parlament,  duhet studiuar se ku do mbesim. Ideja për të pasur 12 ministri është ide e qëlluar, se a do të ndahen këto 12 ministri edhe me një partner të tretë qoftë ajo NISMA apo dikush tjetër, mbetët të shihet pas certifikimit të rezultateve”, ka pohuar ai.

Mustafa ka thënë se do të do numërojmë LDK dhe LVV sa deputetë do të kenë, dhe nëse janë mjaftueshëm do të vazhdojnë vetëm, dhe nëse kanë nën 60 deputetë do të shohin nëse do të marrin një partner të ri dhe se kush do të jetë ai partner.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz